GazetaMax
Lajme

Skandal në Saraj: Kandidati Blerant Ramadani përdor faqe shpifëse për të promovuar veten

 

Një rast i skandalshëm ka shënuar fushatën paraelektorale në Saraj. Kandidati për kryetar komune, Blerant Ramadani, gjatë publikimit të një video propaganduese, në përpjekje për të rritur shikueshmërinë dhe “liket”, ka ndërlidhur postimin e tij me faqen Shkupi24.mk.

Kjo faqe njihet për shpifjet dhe publikimin e lajmeve me “spin” kundër koalicionit VLEN, dhe ekziston mundësia e fortë që ajo të administrohet nga vetë Ramadani. Lidhja e drejtpërdrejtë me një platformë të tillë ngre pyetje serioze për etikën e fushatës dhe për transparencën e kandidatëve ndaj qytetarëve.

Kjo formë e propagandës vlerësojnë me përdorimin e faqeve të tilla për promovim personal cenon besimin e votuesve dhe deformon informacionin publik, duke e kthyer fushatën elektorale në një mjet për manipulim dhe përfitim personal.

Qytetarët e Sarajit mbeten të shqetësuar dhe zhgënjyer për mënyrën se si po zhvillohet propaganda e kandidatit Blerant Ramadani.

Related posts

Osmani në OKB: Veprimet tona politike janë të pakuptimta nëse heshtim para vuajtjeve të njerëzve

Gazeta Max

Prangosen dy shtetas turq në aeroport, prezantuan viza që dyshohet se janë të falsifikuara

Gazeta Max

Eftov: Sulmet ndaj Artan Grubit janë sulme ndaj Ali Ahmetit (Video)

Gazeta Max