GazetaMax
Lajme

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës ku janë inspektuar punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.

Mexhiti tha se projekti ka për qëllim revitalizimin e tërësishëm të infrastrukturës nëntokësore në këtë zonë.

“Ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën 210 të lagjes Gazi Babë të Çairit shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së përditshme të banorëve. Ky projekt, i cili ka qenë një kërkesë e kahmotshme e komunitetit lokal, po bëhet realitet falë investimit të siguruar nga Qeveria në kuadër të thirrjes së dytë.

Projekti ka për qëllim revitalizimin e tërësishëm të infrastrukturës nëntokësore në këtë zonë. Pas përfundimit të
punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën 210 dhe në tre krahët e saj, do të vijojë asfaltimi i plotë i rrugicave, duke garantuar një mjedis më të pastër, më të sigurt dhe më funksional për banorët.

Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e komunave me projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar”, ka shkruar Mexhiti.

Related posts

Promovim i aktiviteteve të Nënkomitetit “NATO dhe bashkësia e biznesit”

Gazeta Max

Vala e të nxehtit në Europë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun

Gazeta Max

VMRO Popullore: Nuk do të ketë shoqata me emra nacionalistë, por do mund të ndërtohet monumente?!

Gazeta Max