GazetaMax
Lajme

Shefi i diplomacisë turke diskuton luftën në Ukrainë dhe samitin e Alaskës me homologun e tij rus

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka diskutuar në telefon me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, lidhur me samitin e Alaskës dhe luftën Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike turke, të dy ministrat diskutuan përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, përfshirë samitin e të premtes në Alaskë midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë.

Fidan tha se shpreson që procesi i nisur në Alaskë do të çojë në paqe të qëndrueshme me pjesëmarrjen e Ukrainës, duke theksuar se Turqia është gati të japë kontributin e saj.

Related posts

Gashi i PDK-së kërkon të dijë nëse MPJD-ja ka nisur t’i hapë kutitë postare në shtete të ndryshme për votimin jashtë Kosovës

Gazeta Max

Zonja e parë e Turqisë dënon sulmet izraelite në Gaza, bën thirrje për veprim global

Gazeta Max

Mot me diell ndërsa pasdite shi i shkurtër i rrëmbyeshëm

Gazeta Max