GazetaMax
Lajme

“Për kë bien kambanat?”/ Tritan Shehu: Protestat në Serbi, sinjal për rënien e regjimeve të korruptuara në Ballkan

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar mbi protestat që po zhvillohen në Serbi, duke i cilësuar ato si një shenjë të qartë të krizës së thellë ku ndodhet qeveria e presidentit Aleksandar Vučić.

Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se këto lëvizje nuk janë vetëm një sinjal për Beogradin, por për të gjitha regjimet e Ballkanit Perëndimor që ai i konsideron “pseudo-demokratike, të korruptuara dhe nën diktatin e krimit”.

Duke iu referuar thënies së Heminguej se “askush nuk është një ishull më vete” dhe frazës së John Donne “kembanat bien për ty”, Shehu thekson se tingujt e protestave duhet të ndihen edhe në Shqipëri.

Sipas tij, edhe vendi ynë ndodhet nën një “rregjim anadollak, të mbytur nga korrupsioni, lidhjet me krimin dhe antiperëndimor”. Ai shton se “rezimi i këtyre rregjimeve dhe hapja e rrugës për demokracinë, drejtësinë dhe europianizimin është tashmë një domosdoshmëri”.

“Shqiptarët, populli më pro-perëndimor dhe me aspiratë të thellë europiane, nuk duhet thjesht të dëgjojnë këto kembana, por t’i bëjnë ato të tingëllojnë fort brenda dhe jashtë kufijve tanë”, shkruan Shehu.

Related posts

Kriza energjetike-ekonomike e la nën hije të shumëpriturën “dritë jeshile” nga Brukseli

Gazeta Max

Rrahje në burg, i thyhet nofulla kosovarit i cili u arrestua për dhunimin e një gruaje në Split

Gazeta Max

Ministria e Bujqësisë thirrje deputetëve të miratojnë ndryshimet në ligjin për bujqësi

Gazeta Max