GazetaMax
Lajme

Daut Beqiri: Haraçina po ringjallet me investime serioze – 164 milionë denarë mbështetje nga Qeveria

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka shprehur krenarinë dhe gëzimin e tij për transformimin që po ndodh në këtë komunë, duke theksuar se për herë të parë pas dekadash, banorët po shohin investime konkrete dhe zhvillim real.

Beqiri njoftoi se ditën e sotme në Haraçinë ishte për vizitë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i cili inspektoi punimet për një nga projektet më të rëndësishme për komunën – ndërtimin e rrjetit sekondar dhe kanalizimit fekal me 9 degë. Ky projekt, me vlerë 20 milionë denarë, sipas tij, i jep një pamje dhe funksionalitet të ri të gjithë zonës.

“VLEN të theksohet se vetëm gjatë këtij viti, Haraçina ka marrë mbështetje nga Qeveria mbi 164 milionë denarë. Janë investime serioze për të ringjallur tërësisht Haraçinën. Ky është vetëm hapi i parë i një fillimi shumë të madh e të suksesshëm për banorët tanë,” – theksoi Beqiri.

Ai u shpreh i bindur se Haraçina tashmë po shndërrohet në një komunë të mirëfilltë dhe funksionale, siç e meritojnë qytetarët, dhe jo më në një vend të lënë pas dore e përdorur për zhvatje, siç ka ndodhur për më shumë se tre dekada.

👉 Ky qëndrim i Beqirit vjen në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, ku ai garon për postin e kryetarit të Komunës së Haraçinës nga radhët e koalicionit VLEN.

Related posts

Ekspertët amerikan në aksion, bëhet gati lista e zezë dhe sanksione financiare për ish zyrtar dhe ato aktual (Video)

Gazeta Max

Me letërnjoftim të huaj mori kredi, ngritet kallëzim penal ndaj tetovares

Gazeta Max

Dritë jeshile nga Këshilli i BE-së për nënshkrimin e Fronteks me Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max