Profesori i njohur, Ali Pajaziti, ka falënderuar kandidatin e VLEN-it për Komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, për përgjigjen e tij të shpejtë ndaj shqetësimeve të qytetarëve.
Në reagimin e tij publik, Pajaziti shkroi:
“Të nderuar! Ju faleminderit për përgjigjen e shpejtë! Të shpresojmë që fjala të bëhet realitet që do i gëzonte të gjithë banorët e Komunës, nga Saraji n’Bojanë, nga Raoviqi n’Vorcë, por edhe çdokënd që kalon nëpër këtë rajon piktoresk-turistik!”