GazetaMax
Lajme

Banorët e Dizhonit falënderojnë Mexhitin për investimet, kërkojnë vëmendje edhe për projektet e vogla

Në një takim të ngrohtë dhe plot përmbajtje në lagjen Dizhon të Çairit, kandidati për kryetar komune nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, së bashku me deputetin Bekim Sali dhe përfaqësues të tjerë të koalicionit, vizituan konakun e z. Ahmet Iseni, një prej familjeve të njohura dhe të respektuara të zonës. Takimi, që u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe tradicionale, shërbeu si një mundësi e vlefshme për të dëgjuar drejtpërdrejt zërin e qytetarëve dhe për të ndarë vizionin e ardhshëm për komunën.

“Sonte ishim në konakun e z. Ahmet Iseni, një familje e respektuar e Çairit, e cila na priti me respekt dhe ngrohtësi. Në një atmosferë shumë miqësore, diskutuam hapur jo vetëm sfidat me të cilat përballen banorët e Dizhonit, por edhe pritjet që ata kanë për të ardhmen,” – shkruan Mexhiti pas takimit.

Banorët e lagjes shprehën mirënjohje për përpjekjet e deritanishme të Mexhitit, veçanërisht për sigurimin e fondeve shtetërore për projekte madhore infrastrukturore që do të transformojnë Çairin në vitet në vijim. Ata vlerësuan rolin aktiv të tij në Qeveri për sigurimin e 65 milionë eurove për projekte si bulevardi “Cvetan Dimov”, kampusi universitar “Nëna Tereza”, parkimi nëntokësor te sheshi “Skënderbeu” dhe shumë të tjera.

Megjithatë, qytetarët adresuan një kërkesë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë: të mos harrohen projektet më të vogla, të cilat, ndonëse mund të mos duken madhore në buxhet, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme – si ndriçimi publik, përmirësimi i trotuareve, kanalizimet, mirëmbajtja e rrugicave, këndet e lojërave për fëmijë dhe mbështetja për aktivitetet lokale komunitare.

Mexhiti: Këto nuk janë sugjerime, por detyrime që do të kthehen në veprim konkret

Në reagimin e tij, Mexhiti theksoi se nuk i sheh këto kërkesa thjesht si sugjerime, por si detyrime morale dhe institucionale, të cilat do të përfshihen në planin e veprimit të tij sapo të marrë mandatin si kryetar i komunës.

“Këto kërkesa nuk i shoh si sugjerime, por si një detyrim konkret që do t’i kthejmë në veprim, sapo të marr përgjegjësinë si kryetar i Çairit. Sepse çdo hap që bëjmë sot në këto rrugica të vjetra, është një hap për ta rikthyer krenarinë e banorëve të Çairit,” – u shpreh ai.

Takimi në Dizhon është pjesë e një turi takimesh të Mexhitit me komunitetet në të gjitha lagjet e Çairit, ku përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse, synon të ndërtojë një program real dhe të zbatueshëm zhvillimi lokal.

Mexhiti dhe ekipi i tij nga VLEN kanë theksuar vazhdimisht se angazhimi për komunën e Çairit nuk do të matet vetëm me projektet e mëdha, por me barazinë në investime dhe përfshirjen e të gjithë qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.

Related posts

13 vjet pa Arbër Xhaferin

Gazeta Max

Zëvendës kryerevizori Ademi priti në takim presidentin e Gjykatës së Kontrollit të Shtetit të Republikës së Italisë, Guido Carlino

Gazeta Max

Ivanovska me rezerva për zgjedhjen e Islam Abazit si kryeshef i Prokurorisë NKOK

Gazeta Max