GazetaMax
Lajme

Limani: Zgjerohet bulevardi “Vëllezërit Gjinoski” në katër korsi, hapen edhe katër rrugë të reja

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani në intervistën e fundit të tij, mes tjerash theksoi se bulevardi “Vëllezërit Gjinovski” do të zgjerohet në 4 korsi.

“Kohëve të fundit kemi punuar intensivisht në procedurën e eksproprijimit dhe një nga procedurat që tashmë e kemi kryer është një objekt në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, i cili i takon Bllokut urbanistik 2 dhe me të cilën u eksproprijua një objekt dhe do të mundësohet që ky segment prej Vitamin Aga deri te ura e gjykatës të realizohet si bulevard me 4 korsi”, u shpreh kryetari i Komunës, Valbon Limani.

Kreu i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani theksoi procedura e eksproprijimit ka përfunduar për t’u hapur rruga prej te stacioni i autobusëve në drejtim të lagjes “Pitarnicë”.

“Kemi përfunduar edhe një procedurë eksproprijimit i cili gjendet në Bllokun urbanistik 8, me të cilin do të mundësohet që të hapet rruga prej stacioni i autobusëve në drejtim të hekurudhës në lagjen “Pitarnicë”. Paralel me këto, kemi edhe afër dy-tre procedura të tjera eksproprijimi me të cilat do të mundësohet të hapim edhe tre rrugë të tjera”, u shpreh Limani.

Related posts

Promovim i projektit IPA “Aktivizimi i grupeve vulnerable në tregun e punës”

Gazeta Max

Ndryshimi i numrit të ministrive do të jetë propozim ligji i parë në Kuvendin e ri

Gazeta Max

Bekteshi: Nga 1 dhjetori, buka, qumshti dhe mishi do të ulen për 13%

Gazeta Max