GazetaMax
Lajme

“Jeta e qytetarëve është vështirësuar”, LDK-ja del me 3 propozime për Qeverinë Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vonesa në subvencione, derisa ka thënë se jeta e qytetarëve po vështirësohet.
Hoti, në Kuvend, ka shpalosur 3 propozime për Qeverinë.
“Janë 3 probleme që e kanë vështirësuar jetën e qytetarëve. Kriza energjetike, kriza me çmime, dhe lufta në Ukrainë. Për shkak të këtyre problemeve, jeta e qytetarëve është duke u vështirësuar. Secilës familje u janë rritur kostot e jetesës, nga 150 në 200 euro në muaj. Është e pashmangshme të dizajnohen pakot e ndihmës. Kriza sociale është e madhe. Vonesat vetëm po shtojnë problemet e famljes”, tha Hoti.

Hoti ka dhënë 3 propozime, në emër të LDK-së, për Qeverinë e Kosovës.
“Masa 1 – të bëhet indeksimi i të gjitha skemave të ndihmave sociale, së paku për të mbulaur çmimet e produkteve ushqimore bazike. Masa 2 subvencionet në bujqësi. Rritja e kosotove të produkteve bujqësore është rritur. Kemi verifikuar këtë në terren. Ftoj qeverinë të konsiderojë rritjen e menjëhershme të subvencioneve në bujqësi. Edhe kjo mbulon 1/3 e familjeve në vend. Masa 3 është t’i ktheheni debatit për pagën minimale. Duhet rritur sa më parë paga minimale, në mënyrë që sektori publik dhe privat ta ndjejë rritjen. Të gjitha këto masa janë të përballueshme për buxhetin e shtetit”, u shpreh Hoti.

Related posts

Arritje historike për Maqedoninë si vendi i 36të më i sigurtë në botë

Gazetamax.mk

Mattarela sonte në mbrëmje ateron në Shkup, për vizitë zyrtare

Gazetamax.mk

Kush janë këshilltarët që duhet të futen në burg për Gërdecin?

Gazetamax.mk