GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Synojmë të gjallërojmë Çarshinë dhe të tërheqim sa më shumë vizitorë

Zëvendëskryeminsitri i parë, Izet Mexhiti në një dalje për media theksoi se si Qeveri synojnë që të gjallërojnë Çarshinë e vjetër të Shkupit për tërheqjen e sa më shumë vizitorëve.

“Po nisim një projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Çarshisë. Po fillojmë pastrimin dhe rregullimin e parkingut nëntokësor që ka kapacitet për 60 vetura dhe gjendet në Qendrën Konservatore në Muzeun e Maqedonisë. Gjithashtu do të pastrojmë dhe do të rregullojmë edhe hapësirën e hapur për parkim me kapacitet edhe për 60 vetura. Brenda 10 ditëve parkingu do të jetë funksional dhe në shërbim të vizitorëve dhe të esnafëve të Çarshisë, punëtorëve të dy institucioneve të Muzet të Maqedonisë dhe Qendrës Konservatore. Me këtë hap, sot synojmë të gjallërojmë Çarishinë të përmirësojmë qasjen dhe të tërheqim më shumë turistë dhe vizitorë”, tha zëvendëskryeminsitri i parë dhe kandidat për komunën e Çairit, Izet Mexhiti.

Related posts

Gir: Për inkuadrim në BE, Qeveria duhet të jetë e vendosur për të vazhduar me reformat

Gazeta Max

SHBA-ja thekson rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese për Shkupin

Gazeta Max

Pagat në Bechtel dhe Enka / Rexhepi: VMRO-ja prapë në “aut”, ndryshuam ligjin për marrëdhëniet pikërisht për rritjen e pagave

Gazeta Max