GazetaMax
Lajme

Lushaku-Sadriu: Çmimi i librave arrin 110 euro, subvencioni prej 80 eurosh nuk mjafton

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me koston reale të blerjes së librave shkollorë për nxënësit e klasës së shtatë, duke publikuar një faturë që arrin shumën prej 110 eurosh, pa përfshirë fletoret dhe mjetet e tjera shkollore.

“E kam një pyetje për prindërit: A ia keni dalë t’i siguroni librat me një çmim prej 80 eurosh, aq sa është planifikuar subvencionimi? Unë jo,” ka shkruar ajo në postim, duke shprehur shqetësimin për pamjaftueshmërinë e mbështetjes financiare të paraparë nga qeveria.

Lushaku-Sadriu thekson se shumë familje po përballen me vështirësi ekonomike në fillim të vitit të ri shkollor, ndërsa çmimet për librat dhe materialet shkollore vazhdojnë të rriten.

Related posts

Më 12 janar do të bëhet pagesa e mbështetjes financiare për kategorinë e ndjeshme të qytetarëve

Gazeta Max

Kovaçevski: Data për fillimin e negociatave me BE-në nuk varet nga Qeveria

Gazeta Max

Fatmir Dehari, edhe në temperaturat përvëluese: “Jemi në terren për Kërçovën – me Ju dhe për Ju”

Gazeta Max