Arti shqiptar është sot në zi! “Nderi i Kombit”, regjisori Dhimitër Anagnosti ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar 1936 në fshatin Vuno të Himarës. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë, ku u diplomua për kinooperator. Dhimitër Anagnosti ishte një prej themeluesve dhe figurave më të rëndësishme të kinemasë shqiptare.
Ai u nderua me titullin “Nderi i Kombit” nga presidenti në vitin 2011. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”.