GazetaMax
Lajme

Ministri Mucunski po qëndron në Gjenevë me rastin e 34-vjetorit te pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski prej sot e deri të premten po qëndron për vizitë pune në Gjenevë. Në kuadër të vizitës, ministri do të mbajë fjalim në Samitin e liderëve të rinj, në organizim të Forumit ekonomik botëror, që mbahet në Gjenevë. Mucunski sot pezentoi edhe ne shënimin e 34-vjetorit te pamvaresise se Maqedonisë Veriore, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch qe ndoqi persefarmi kete evenement.

Gjate qëndirimit ne Gjenevë z.Mucunski po zhvillon nje aktivitet te dendur politik dhe diplomatik permes nje ser takimesh dhe bisedash me personalitete zvicerane dhe nderkombëtare (OKB) si dhe nga diaspora.

Janë paraparë edhe takime bilaterale me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës tregtare botërore, me zëvendës komisarin e lartë për të drejtat e njeriut, me drejtorin e Qendrës së Gjenevës për politika të sigurisë, si dhe me raportuesin e posaçëm për çështje të minoriteteve pranë Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara

Krahas fjalimit, është paraparë që nesër ministri ta hap Konsullatën e nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjenevë, ndërsa në prag të shënimit të Ditës së pavarësisë, u paralajmërua të mbajë fjalim edhe në rritjen e organizuar për diasporën e Maqedonisë në këtë pjesë të Zvicrës.

Në Gjenevë ministri maqedonas prezentoi ne shenimin e pervejtorit te pamvaresise se Maqedonise se Veriut, organizuar nga misionin i RMV ne OKB.

« Ishte një nder i veçantë për mua, në ditën e parë të një vizite pune në Gjenevë, së bashku me diasporën e shumtë maqedonase, të festojmë Ditën e Pavarësisë.. » tha ministri Mucunski para pjesemarrësve sot ne Gjenevë, citon gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch qe ndoqi persefarmi kete evenement.

Në vazhdim minstri foli për rëndësinë dhe rolin e diasporës ne Zvicer sipas te cilit « diaspora sot eshte berë nje urë lidhëse midis dy vendeve – një promovuese e lidhjeve më të ngushta kulturore dhe ekonomike, por edhe si një mbrojtëse e identitetit dhe vlerave të vendit tonë.¨.. »

« Shpreha mirënjohjen time për të gjitha iniciativat, projektet dhe aktivitetet që rrjedhin nga komuniteti maqedonas në Zvicër dhe afirmova vendosmërinë e Qeverisë, në mënyrë institucionale dhe përmes masave konkrete, për të përmirësuar marrëdhëniet me maqedonasit në mbarë botën. » ka shtuar z. Mucunski

Për te shënuar ditën e pamvaresise se Maqedonsie Veriore shefi i diplomacise maqedonase ishte i shoqeruar nga Natasha Hroneska, shefe e misionit te RMV ne OKB, Burim Bilalli, keshilltar, Stojche Stamenkovski, shef për komunikim ne kabinetine ministrit, Slavica Kutirov, keshilltare. Ne kete përvjetor moren pjese edhe Zaim Jashari Konzul i nderit, Tahir Shabani Ambasadori i Paqes si dhe shume pjesemarres tjere, diplomate huaj dhe qyetetarë te diaspores me origjine nga Maqedonia Veriore per te cilen qe organizuar nje apertiv.

Related posts

Thaçi optimist se do të zgjidhen pengesat në vend

Gazeta Max

Sela: Figura politike si Arben Taravari nuk duhet pritur krah hapur

Gazeta Max

Shqiptarët tani e kanë pushtetin, por nuk e kanë fuqinë e përmirësimit të jetesës!

Gazeta Max