GazetaMax
Lajme

BDI zyrtarizon edhe tre kandidatura tjera për zgjedhjet lokale

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka miratuar tre kandidatura për kryetarë komune dhe ka shpallur mobilizimin kombëtar për fitoren plebishitare më 19 tetor.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, konvokoi sot mbledhjen e 23-të të Kryesisë Qendrore, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike, mobilizimin e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe përgatitjet për referendumin e 19 tetorit.

Në këtë mbledhje, me unanimitet të plotë, u miratuan kandidatët e rinj për kryetarë komune:
• Dollnen – Flamur Gjoleka
• Plasnicë – Ali Jaoski
• Butel – Isamedin Azizi

BDI po finalizon përzgjedhjen e të gjitha kandidatëve të Aleancës Kombëtare për Integrim që do të garojnë në zgjedhjet lokale. Partia e konsideron referendumin e 19 tetorit një moment historik për popullin dhe një mundësi për rikthimin e dinjitetit në shtet.

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me mbështetjen nga tërë anët dhe me mobilizimin e përgjithshëm – të gjithë në këmbë për dinjitet, të gjithë në këmbë për fitoren tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e partisë.

Related posts

Përfundon takimi i partnerëve qeveritar, ja çka u diskutua

Gazeta Max

Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria afër Demir Kapisë

Gazeta Max

Pa ndryshimet kushtetuese, procesi i negociatave me BE-në ndërpritet

Gazeta Max