GazetaMax
Lajme

Prindërit duhet të bëjnë kujdes që fëmijët e tyre mos t’i lënë gjatë kohë në telefon, në të kundërtën mund të pësojnë dëmtime në shikim

Gjithnjë e më shpesh në shkolla dhe në ambiente të tjera ku qëndrojnë fëmijët, vihet re rritja e numrit të tyre që mbajnë syze. Ky trend shqetësues po bëhet gjithnjë e më i dukshëm vit pas viti, duke treguar se shëndeti i syve tek fëmijët është vënë në rrezik. Irina Bogdanovska, oftamologe thotë se arsyeja me e shpeshtë është përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike. Sipas saj, prindërit jo gjithmonë i dërgojnë fëmijët për vizita pa rekomandim mjekësore, dhe kjo sipas saj mund të ndikojë që fëmijët mos të arrijnë asnjëherë shikimin normal.

“Çdo fëmijë duhet që në vitet e para të jetës, diku në moshën tre katër vjeçare të sillet në cilin do kabinet të fëmijëve për kontrollin e parë, pra kontroll oftamolog të fëmijëve pa marrë parasysh nëse vërejmë se fëmija ka problem ose jo. Mund të them se kjo praktikë nuk ekziston te pjesa më e madhe e prindërve dhe për këtë realizohet skriningu në moshën parashkollore që të shihen nëse ka vërejtje oftamologjike apo anomali. Përderisa nuk korrigjohen anomalitë ato mund të përkeqësohen dhe fëmija do të ketë shikim të dobët. Pra nëse fëmija ka nevojë të mbajë syze dhe nuk i mbanë prej më herët, ato syze edhe nëse i mbanë më vonë, fëmija nuk do të arrijë shikimin normal”, tha Irina Bogdanova, oftamologe.

Qytetarët e anketuar nga Alsat e pranojnë se kontrollet i kryejnë vetëm në bazë të nevojës, ndërsa në qytetet më të vogla ka edhe mungesë të oftamologëve.

“A bëni kontroll të syve pa rekomandim të mjekëve? Unë jam nga Kratova, nuk kemi mjek të syve ku ti bëjmë. Tani kam nevojë për kontroll të syve, por pasi nuk kemi nuk kam se si të marrë udhëzim dhe të vij në klinikë”, tha një qytetare.

“Jo. A i bëni fëmijëve kontrolle? Nëse ka nevojë po. Pa nevojë? Jo, nuk funksionon asgjë”, shtoi një tjetër.

“Po. Sa shpesh bëni? Çdo gjashtë muaj. Fëmijëve a i bëni kontrolle? Po”, theksoi një qytetare.

“Një herë në vit pasi jam me diabet”, u shpreh një tjetër qytetare.

Simptomat e dobësimit të shikimit tek fëmijët janë mbyllja e shpeshtë e syve, afrimi i tepërt në momentet që shikojnë televizion dhe fërkimi i syve./Alsat.mk

Related posts

Lëvizja Besa riorganizon nëndegën në Kamjan – Semir Deari emërohet kryetar

Gazeta Max

Arrestohet 55 vjeçari për ngacmim seksual

Gazeta Max

Ademi në Konferencën e Komisioneve për Çështje Europiane – KOSAK: Zgjerimi i BE-së i patjetërsueshëm

Gazeta Max