GazetaMax
Lajme

Filipçe: Shteti është shtëpia jonë, lufta për të ardhmen është detyrim i përbashkët

Lideri i partisë opozitare maqedonase Venko Filipçe dërgoi një mesazh urimi me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë, në të cilin bën thirrje për vetëdije politike dhe shtetërore.

“Shteti u përket qytetarëve. Është shtëpia jonë. Shtëpia jonë është familja jonë, por edhe lagjja jonë, komuna jonë, komuniteti ynë. Të gjithë duhet të luftojmë për shtëpinë tonë. Maqedonia u përket atyre që qëndruan këtu, dhe atyre që u larguan, por nuk harruan. Duhet ta mbrojmë këtë shtet, sepse nuk kemi tjetër. Dua t’i them qeverisë, ky është një vend i të githëve, për të gjithë. Nuk është vetëm i juaji. Bëj thirrje për ndërgjegjësim politik dhe shtetëror. Patriotizëm është të luftosh për ajër të pastër, e jo të djegësh deponitë dhe të mos bësh asgjë për këtë. Patriotizëm është të ndihmosh më të dobëtit dhe më të varfrit, e jo të mendosh vetëm për veten dhe të shpenzosh nga burimet shtetërore në mënyrë që të mos ketë mjaftueshëm për qytetarët”, thotë Filipçe.

Duke iu referuar asaj që është bërë kur LSDM ishte në pushtet, Filipçe vlerëson se vendi nuk ka lëvizur në drejtimin e duhur gjatë vitit të kaluar dhe është nën kërcënimin e braktisjes së ëndrrës dekadashe për integrim, emigrim masiv dhe devalvim ekonomik.

Porositi se tani është koha për të bërë një hap përpara, për të siguruar një të ardhme që nuk do të varet nga kush është në pushtet, por nga lloji i vendit që kemi ndërtuar.

Related posts

Hamidi: M-NAV nuk shfrytëzon të holla nga buxheti i shtetit, as për paga as për investime kapitale

Gazeta Max

“Kur ka Big Brother, unë nuk dal në intervista se nuk më ndjek njeri”/ Kush e fiton “BBVA4”? Ja si përgjigjet politikani Agron Shehaj

Gazeta Max

Shpenzimi në Beograd, heshtje në Qeveri

Gazeta Max