Beri menjehere buje Flori Mumajesi me publikimin e një audioje që duket si një audiopërgjim, ku dëgjohejt edhe zëri i këngëtares Elvana Gjata. “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…në jetën tënde, thuaj të drejtën tani”, thotë Elvana.
Ndërkohë që Flori përgjigjet: “S’e di”.
“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”, vijon audio me pjesën nga kënga e Florit, “Pa jetë”.
Pamfleti pretendon se “të gjithë e dinë se kjo këngë u bë kur Soni Malaj, asokohe e lidhur me Florin, mësoi për tradhtinë e këtij të fundit me Elvanën.
Më pas Flori dëgjohet teksa thotë: “Historinë nuk e bën dot vetë”.
E gjithë kjo mbyllet me një kor fëmijësh që këndojnë po një pjesë nga këngë e artistit:
“Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…”.