GazetaMax
Lajme

Kërçovari Bujar Zendeli njëri ndër organizatorët e protestës në Hagë

Më 14 Shtator 2025, e diel, para dyerve të Gjykatës Speciale në Hagë, do të mbahet një protestë e fuqishme paqësore për të ngritur zërin në mbrojtje të çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Organizatorët thonë se kjo protestë është përgjigje ndaj përpjekjeve të vazhdueshme për të njollosur luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, nëpërmjet një procesi gjyqësor që gjithnjë e më shumë po shihet si selektiv dhe i padrejtë.

Në qendër të këtij procesi janë Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Sali Mustafa, të cilët mbahen padrejtësisht në paraburgim që nga ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale. Organizatorët i quajnë këta burra çlirimtarë të vërtetë, të cilët për herë të dytë po e mbrojnë luftën e drejtë – këtë herë përballë padrejtësive politike dhe ligjore.

“Ashtu si dikur morën armët për lirinë e Kosovës, sot ata po mbajnë mbi supe përgjegjësinë për ta mbrojtur dinjitetin e luftës çlirimtare. Është detyra jonë t’u qëndrojmë pranë dhe të kërkojmë lirinë e tyre,” – thuhet në thirrjen për protestë.

Thirrje për pjesëmarrje – Shqiptarët në Zvicër

Të gjithë të interesuarit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër janë të ftuar t’i bashkohen kësaj proteste. Për organizimin dhe detaje logjistike, qytetarët mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesin e Këshillit Nismëtar, Bujar Zendeli nga Zürichu.

📢 Liri për çlirimtarët!
🇦🇱 Mos mungoni – 14 Shtator 2025, Gjykata Speciale, Hagë.

Related posts

Anketë: Inflacioni dhe çmimet energjetike, rrezik për kompanitë

Gazeta Max

Huliganët nga Kumanova nuk u paraqitën në Prokurori

Gazeta Max

Konflikti (paqësor) i pambaruar me Serbinë, pasojat dhe implikimet

Gazeta Max