GazetaMax
Lajme

Deçani përfiton nga projekti WiFi4WB – Internet falas publik në tri pika kryesore të komunës

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, ka njoftuar me kënaqësi qytetarët për një arritje të re në kuadër të përpjekjeve për dixhitalizimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunë.

Komuna e Deçanit është përfituese e iniciativës WiFi4WB, një projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë 🇩🇪, përmes programit EU4Digital. Ky projekt sjell internet publik falas në tri lokacione strategjike të qytetit:

📍 Qendra e qytetit – Deçan
Zonë shumë e frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, e cila tashmë do të ketë mbulim të plotë me rrjet Wi-Fi falas.

📍 Qendra Informuese Turistike – Deçan
Një pikë kyçe për orientimin e vizitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ku interneti do të lehtësojë qasjen në informacione për atraksionet dhe aktivitetet turistike.

📍 Qendra Rinore “Fetnete Ramosaj”
Hapësirë moderne për të rinjtë, me ambiente për aktivitete kulturore, sportive dhe edukative. Ky vend do të ofrojë lidhje të shpejtë dhe të sigurt për mësim online, punë kreative dhe aktivitete rinore.

Zbatimi teknik i projektit do të bëhet nga Vala – Telekomi i Kosovës, e cila do të kujdeset për vendosjen dhe funksionimin e rrjetit në të gjitha lokacionet.

“Ky është një hap konkret drejt modernizimit të shërbimeve publike, dixhitalizimit dhe krijimit të mundësive të reja për qytetarët, sidomos për të rinjtë dhe vizitorët tanë. Falënderojmë BE-në dhe Qeverinë Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme,” – u shpreh kryetari Bashkim Ramosaj.

Ky projekt përbën një avancim të rëndësishëm në drejtim të zhvillimit teknologjik të komunës dhe përforcon angazhimin e institucioneve lokale për të qenë më afër nevojave të qytetarëve në epokën dixhitale.

Related posts

Ratifikimi i Marrëveshjes me FRONTEX, një kapitull i rëndësishëm në aspektin e mbrojtjes së kufijve

Gazeta Max

Imeri: Femra duhet të ketë guxim dhe të luftoj për pozitën e saj

Gazeta Max

Diskutim me temë “Dhuna kibernetike – siguri dhe vetëcensurë”

Gazeta Max