GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Me VLEN-in po ndërtojmë nga e para çdo gjë, zhvillimi nuk ndalet në asnjë cep të Çairit

Në këtë rrugë është vendosur rrjet i ri atmosferik, janë shtruar gypat e kanalizimit dhe është ndërtuar rrjeti i ri i ujësjellësit. Kjo nënkupton se banorët nuk do të përballen më me problemet e vjetra të mungesës së infrastrukturës bazë, duke përfshirë përmbytjet dhe mungesën e ujit të pijshëm.

“Përshëndetje nga rruga Avram Pisevski në Lagjen Gazi Babë!” ka shkruar Mexhiti, duke nënvizuar përkushtimin e tij për të sjellë projekte të prekshme dhe konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Sipas Mexhitit ky projekt është një dëshmi e qartë se vizioni i VLEN-it për modernizimin e komunës së Çairit nuk mbeten vetëm premtime, por kthehen në realitet. Përmes këtyre investimeve, qytetarët përfitojnë kushte më të mira jetese, ndërsa lagjet e Çairit marrin pamjen e denjë që meritojnë.

Related posts

LSDM: Mësimdhënësit tani pagat le t’i kërkojnë nga SASHK

Gazeta Max

Taravari me letër të hapur ambasadorëve: Të ngrisim një front perëndimor kundër murtajës së korrupsionit

Gazeta Max

Filloi inspektimi/ Si u shkaktua zjarri në “Makedonija Tabak” në Tetovë?

Gazeta Max