GazetaMax
Lajme

Desova pret takimin e parë elektoral të Flamur Gjolekës në kuadër të fushatës

Sot në Desovë u hap zyrtarisht shtabi zgjedhor i Flamur Gjolekës, kandidat për kryetar të Komunës së Dollnenit nga radhët e BDI-së. Me këtë rast, u mbajt edhe takimi i parë elektoral i kësaj fushate me strukturat lokale të partisë dhe banorët e zonës.

Në këtë tubim u diskutuan problemet kryesore me të cilat përballen banorët e Desovës, përfshirë çështje infrastrukturore, zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Kërkesat e banorëve të Desovës në këtë mandat përfaqësojnë një përgjegjësi të veçantë dhe do të jenë ndër prioritetet kryesore me të cilat Komuna e Dollnenit do të angazhohet gjatë katër viteve të ardhshme,” deklaroi Gjoleka.

Ai theksoi se bashkëpunimi me komunitetin lokal është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe premtoi angazhim të plotë për realizimin e projekteve që përputhen me nevojat reale të qytetarëve.

“Faleminderit Desovës për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme. Kjo përkrahje është nxitje për të ecur përpara me vizion të qartë dhe me projekte konkrete për të gjithë Dollnenin,” shtoi kandidati i BDI-së.

Fushata zgjedhore në Dollneni ka hyrë në një fazë aktive, me theks në komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe paraqitjen e programit për zhvillim të barabartë të të gjitha vendbanimeve të komunës.

Related posts

Do të ketë kërkime të reja arkeologjike në lokacionin nënujor Vërbnik

Gazeta Max

Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në rajon

Gazeta Max

Krimi në Ndroq/ Gazetarja: Autori ka qëndruar tre orë në zonë, pista kryesore prishja e pazareve të drogës

Gazeta Max