GazetaMax
Lajme

“Dita e Plisit” bashkon shqiptarët – Albi Qamili: Ringjallëm shpirtin kulturor të Tetovës

Bartësi i listës së VLEN-it për Tetovë, Albi Qamili, mori pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Plisit”, organizuar nga shoqata “Pellazgët-Tetovë” nën patronazhin e Prof. Shefki Selami-Poti.

Në këtë ngjarje kulturore, ku morën pjesë bashkëkombës nga të gjitha viset, u këndua dhe u vallëzua për të nderuar trashëgiminë kombëtare.

“Gjatë mandatit të parë, e ringjallëm shpirtin kulturor dhe artistik të Tetovës. Mbështetja për artin dhe kulturën do të vazhdojë edhe në Kapitullin e Dytë të transformimit të Qytetit. Tet❤️va s’ndalet!”, deklaroi Qamili.

Qamili theksoi se gjatë mandatit të parë është ringjallur jeta kulturore dhe artistike në Tetovë, ndërsa mbështetja për artin dhe kulturën do të vazhdojë edhe në “Kapitullin e Dytë” të transformimit të qytetit.

Related posts

Kasami: Mbështesim protestat e sindikatave

Gazeta Max

Maksim Dimitrievski rizgjidhet kryetar i ZNAM

Gazeta Max

Masat qeveritare antikrizë janë në fokus të Këshillit ekonomik-social

Gazeta Max