GazetaMax
Lajme

Mucunski-Spiropali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria synojnë të thellojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka uruar Elisa Spiropali pasi është emëruar ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, duke shprehur synime për të thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, transmeton Anadolu.

“Pres me padurim të punojmë ngushtë së bashku për të thelluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të zgjeruar bashkëpunimin për një partneritet më të fortë dhe një rajon më të mirë për të gjithë”, shkroi Mucunski në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Ndërkohë, Spiropali ka falënderuar homologun e saj maqedonas për “urimet e përzemërta”.

“Pres me padurim për të punojmë së bashku për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal, duke besuar fuqishëm se e ardhmja e qytetarëve tanë është në BE”, shkroi Spiropali.

Spiropali u emërua në postin e kryediplomates së Shqipërisë këtë javë si pjesë e kabinetit të ri të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Më parë, ajo ka shërbyer si kryeparlamentare e vendit nga korriku i vitit 2024 deri në emërimin e saj në postin e kryediplomates.

Related posts

Për 10 ditë do mësohet fati i Referendumit, Xhaferi do ua dërgojë komisioneve

Gazeta Max

“Sulmohet” faqja e OSBE Shkup – Bëhet “hotline” vietnamez

Gazeta Max

Ushtria e SHBA do ta zgjerojë stërvitjen e forcave ukrainase në Gjermani

Gazeta Max