GazetaMax
Lajme

Maksim Dimitrievski njofton transport falas publik për të gjithë qytetarët e Kumanovës

Komuna e Kumanovës ka marrë vendim për ofrimin e transportit publik falas në të gjitha linjat dhe në të gjithë territorin e qytetit. Kjo masë nuk është vetëm ekonomike dhe sociale, por edhe përfshirëse, duke siguruar mundësi të barabarta për të gjithë banorët që të përdorin transportin publik pa pagesë.

“Kjo është mbështetje për nxënësit që vijnë nga periferitë, për pensionistët që duhet të shkojnë te mjeku, për punëtorët që kontribuojnë çdo ditë, si dhe për të rinjtë – e ardhmja jonë,” theksoi Maksim Dimitrievski.

Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të standardit të jetesës dhe rritjes së lëvizshmërisë së qytetarëve në Kumanovë.

Related posts

Gjorgjievska: Të krijojmë udhërrëfyes, pas të cilit pa frikë dhe ndjenjë të vlerës më të vogël do të ecin të rinjtë tanë

Gazeta Max

Tajani: Do punojmë për realizimin e “Korridorit 8”

Gazeta Max

Osmani: Dialogu, rruga e zbutjes së tensioneve mes Shkupit dhe Sofjes

Gazeta Max