GazetaMax
Lajme

Ilir Rushani: Rinia e Kërçovës është e tashmja dhe e ardhmja, zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe të përfaqësohet fuqishëm

Në një takim me rininë e Kërçovës, Ilir Rushani, bartës i listës për këshilltar nga koalicioni AKI, theksoi rëndësinë e angazhimit dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjve në vendimmarrje lokale dhe zhvillimin e komunës.

Rushani nënvizoi se Kërçova ka kaluar shumë sfida në të kaluarën, por e ardhmja e qytetit nuk mund të ndërtohet pa idetë dhe energjinë e rinisë.

“Besoj se të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja. Ata janë me vizion dhe është koha që të veprojnë. Rinia duhet të jetë jo vetëm spektatore, por aktore, drejtues dhe frymëzuese në zhvillimin e Kërçovës,” tha Rushani.

Ai shtoi se angazhimi i tij kryesor është të krijojë hapësira ku zëri i rinisë të dëgjohet dhe të mbështetet me projekte konkrete në këshillin lokal.

“Një nga detyrat më të rëndësishme është që rinia të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes, duke sjellë ide dhe energji për zhvillimin e komunës sonë. Kërçova jonë duhet të udhëhiqet nga Fatmir Dehari dhe të udhëhiqet në gjuhën shqipe, sepse ajo është pjesë e identitetit tonë,” përfundoi Rushani.

Related posts

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë se Vlorës

Gazeta Max

Bytyqi: Çdo vend i Ballkanit Perëndimor është vlerë e shtuar për rajonin tonë

Gazeta Max

Kamçev tërheqë padinë kundër Zoran Mileski – Kiçeec

Gazeta Max