GazetaMax
Lajme

Nesër vazhdon gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Nesër pritet të zhvillohet seanca e radhës në procesin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt. Lajmin e ka konfirmuar vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili njoftoi se seanca do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit dhe ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të jenë të pranishëm.

“Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon nesër ne ora 09.00. Shpresojmë që mediat do ta përcjellin seancën”, tha ai.

Seanca e fundit për këtë rast ishte mbajtur më 14 korrik, ku dëshmitar ishte pikërisht Leonard Ademaj. Në fjalën e tij para trupit gjykues, ai kishte kërkuar dënim maksimal për autorin e vrasjes së motrës së tij.

Related posts

Proda: Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon

Gazeta Max

Pensioni mesatar do të rritet për rreth 1.000 denarë

Gazeta Max

Ramiz Merko u paraqit në gjykatë

Gazeta Max