GazetaMax
Lajme

Al-Sharaa mbërriti në Nju Jork në vizitën e parë të një kreu shteti sirian në OKB që nga viti 1967

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa mbërriti të dielën në Nju Jork në një vizitë që mediat shtetërore e quajtën “historike”, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kjo është hera e parë që nga viti 1967 që një kreu shteti sirian merr pjesë në këtë mbledhje vjetore, raportoi agjencia zyrtare Siriane Arabe e Lajmeve (SANA).

SANA njoftoi se Al-Sharaa kryeson delegacionin zyrtar të përbërë nga disa ministra dhe zyrtarë të lartë në takimet e nivelit të lartë në selinë e OKB-së.

Presidenca e Sirisë bëri të ditur në rrjetin social X, se gjatë vizitës Al-Sharaa u takua me një grup emigrantësh sirianë në ShBA.

Ai theksoi “rëndësinë e rolit të tyre në përcjelljen e imazhit të vërtetë të Republikës Arabe Siriane” dhe shprehu “mirënjohje për përpjekjet e tyre të sinqerta në shërbim të atdheut”.

Related posts

“Grupi i Kumanovës” së shpejti pritet të transferohet në Kosovë

Gazeta Max

Skender Rexhepi-Zejd, mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur jokushtetuese kategoritë e popullsisë “rezidente” dhe “jorezidente”

Gazeta Max

Izet Mexhiti: Çairi nuk mund të ecë përpara pa zërin dhe udhëheqjen e grave

Gazeta Max