Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga koalicioni AKI, Emir Sulejmani, zhvilloi një takim të veçantë me mërgatën shqiptare në qytetin italian të L’Aquilas, ku u prit me ngrohtësi dhe entuziazëm nga bashkatdhetarët tanë.
Në një atmosferë të ngarkuar me emocion dhe krenari, mërgimtarët shprehën mbështetjen e tyre të plotë për vizionin dhe angazhimin e Sulejmanit për një Zhelinë më të zhvilluar dhe të integruar. Në fjalën e tij, ai theksoi rolin jetik që ka diaspora në ndërtimin e së ardhmes së komunës, duke përçuar një mesazh të fuqishëm uniteti:
“Mërgata jonë është zemra që rreh jashtë atdheut. Çdo takim me ju më jep forcë dhe besim se bashkë – në vendlindje e në mërgim – jemi një trup i vetëm.”
Takimi në L’Aquila është pjesë e një sërë aktivitetesh që Emir Sulejmani po zhvillon me diasporën në Evropë, me qëllim forcimin e lidhjes me qytetarët që jetojnë jashtë vendit, por që vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e vendlindjes së tyre.
Përmes këtij takimi, u ritheksua edhe një herë rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve lokale dhe diasporës aktive, me synim konkret arritjen e fitores më 19 tetor dhe realizimin e projekteve që i japin Zhelinës perspektivë të re.