Salla sportive e qytetit të Kumanovës është transformuar tërësisht pas një procesi të plotë të rikonstruksionit, duke sjellë kushte moderne dhe standarde të reja për zhvillimin e sportit lokal.
Ky projekt i rëndësishëm përfshiu zëvendësimin e çatisë dhe fasadës, vendosjen e një dyshemeje profesionale sipas standardeve të FIBA-s, sistem modern të zërit, semafor të ri, ndriçim të avancuar, si dhe pajisje të reja sportive. Po ashtu, janë rikonstruktuar tërësisht dhomat e zhveshjes dhe tualetet, duke përmbushur nevojat e sportistëve dhe vizitorëve.
“Kjo nuk është vetëm infrastrukturë – është një mbështetje konkrete dhe erë në krah për të gjithë sportistët e rinj që po e ndërtojnë shpirtin sportiv të Kumanovës,” deklaroi kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski, gjatë prezantimit të objektit të rinovuar.
Ky investim është pjesë e vizionit të platformës #ZNAМ për një Kumanovë me zhvillim të qëndrueshëm, ku rinia dhe sporti zënë vendin që meritojnë në politikat publike.
Rinovimi i sallës sportive pritet të sjellë jo vetëm përmirësim të kushteve për klubet aktuale sportive, por edhe motivim për gjeneratat e reja që të merren aktivisht me sport.