Një aktivitet prostitucioni është zbuluar në qytetin e Durrësit, ku tre shtetase kineze janë arrestuar. Ato janë M. Y. (41 vjeçe), J. B. (43 vjeçe) dhe L. H. (47 vjeçe), të cilat akuzohen për ushtrimin e prostitucionit dhe përshtatjen e një apartamenti për këtë qëllim. Aktiviteti ishte zhvilluar në një apartament të qirasë në lagjen nr. 13, Plazh, dhe të huajat ishin të veshura me hixhab.
Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 3 pasaportat e kinezeve, një shumë parash të dyshuar të përfituara nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta bankare të emetuara nga bankat e Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Po ashtu, pesë shtetas të tjerë janë referuar për procedim në gjendje të lirë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.