GazetaMax
Lajme

Ramosaj takohet me banorët e Vranocit të Vogël dhe Pozharit: Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme

Në vazhdën e takimeve me qytetarët në çdo cep të Komunës së Deçanit, kryetari Bashkim Ramosaj ka zhvilluar vizita në fshatrat Vranoc i Vogël dhe Pozhar, ku u prit me ngrohtësi nga banorët lokalë.

Gjatë këtyre takimeve, Ramosaj u shpreh falënderues për mbështetjen e pandërprerë që qytetarët i kanë dhënë dhe po i japin Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe atij personalisht në rolin e kryetarit të komunës.

“Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen tuaj të sinqertë dhe të qëndrueshme. Kjo është dëshmi e besimit që kemi ndërtuar së bashku ndër vite. Do të vazhdojmë të jemi bashkë, me përkushtim dhe me punë konkrete në shërbim të qytetarëve,” tha Ramosaj.

Nën moton #FLASIMmePUNË, ai ritheksoi zotimin për të vazhduar bashkëpunimin me qytetarët, duke dëgjuar nevojat e tyre dhe duke u angazhuar për zgjidhjen e tyre në mënyrë të përgjegjshme e transparente.

Related posts

Osmani nga Vjena: Vlerat e OSBE-së janë më të rëndësishme, përgjegjësia bie mbi 57 vendet anëtare

Gazeta Max

Vrasja në Tetovë ka tronditur opinionin, ngritët alarmi për rreziqet nga rrjetet sociale

Gazeta Max

Sondazhi i parë online për Tearcën/ Daut Memishi i VLEN me përparësi bindëse ndaj Nazim Taipit

Gazeta Max