GazetaMax
Lajme

Kasami në Forumin e Kryetarëve të Ballkanit Perendimor, shpalos arritjet e Komunës së Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë sot në Forumin e Kryetarëve të Ballkanit Perëndimor 2025, që u mbajt në qytetin e Durrësit.

Gjatë forumit, Kasami së bashku me kryetarë të tjerë komunash nga rajoni nënshkruan një deklaratë të përbashkët që formalizon krijimin e një rrjeti bashkëpunimi për projekte të përbashkëta.

“Ky hap i rëndësishëm do të mundësojë hartimin e projekteve rajonale dhe aplikimin e përbashkët për fonde të Bashkimit Evropian dhe fondet IPA, me qëllim që komunat të mbështesin dhe ndihmojnë njëra-tjetrën në zhvillim”, shkruan Kasami në Facebook.

Në këtë forum, Kasami ndau me pjesëmarrësit arritjet e Komunës së Tetovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së rinovueshme, të cilat mbeten prioritete kyçe për të ardhmen e qytetit.

Tetova, theksoi Kasami, do të jetë gjithmonë pjesë aktive e nismave që sjellin bashkëpunim dhe zhvillim për qytetarët e saj.

Related posts

Sulmet ruse në Kiev/ Dëmtohen zyrat e delegacionit të BE, reagon Marta Kos

Gazeta Max

E tmerrshme: Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga pesë persona në Prishtinë

Gazeta Max

Rrëzimi i ashensorit me 5 familjarë brenda, policia e Tiranës jep detaje

Gazeta Max