GazetaMax
Lajme

Shërbimi Sekret eliminon një rrezik në Nju-Jork para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka çmontuar një rrjet të gjerë telekomunikimesh në Nju-Jork, për të cilin hetuesit thanë se paraqiste pengesë potenciale serioze ndaj sistemeve të telekomunikimit në qytetin e famshëm dhe kërcënim të mundshëm ndaj takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë.

Në konfiskimin më të madh të llojit të vet, Shërbimi Sekret njoftoi të martën se kishte gjetur “ferma” me kartela SIM aktive në ndërtesa banesore të braktisura në më shumë se pesë lokacione.

Në përgjithësi, forcat e rendit zbuluan 300 serverë SIM – më shumë se 100 mijë kartela SIM – që mundësonin komunikim të enkriptuar anonim dhe që ishin në gjendje për dërgimin e 30 milionë mesazheve në minutë, raporton “CBS News”.

Zyrtarët thonë se këta serverë ishin aq të fuqishëm, saqë do të mund t’i çaktivizonin kullat e telefonave dhe e kishin aftësinë për bllokimin e komunikimeve emergjente si EMS-ja dhe dislokimin e policisë.

“Ky rrjet e kishte potencialin për t’i çaktivizuar kullat e telefonave celularë dhe në thelb ta fikte rrjetin celular në qytetin e Nju-Jorkut” – tha agjenti i posaçëm në detyrë i Shërbimit Sekret, Matt McCool, në një video të publikuar nga agjencia.

Related posts

Shkrumbohet nga zjarri godina në Dubai! Evakuohen 400 banorë nga godina, PAMJET e frikshme

Gazeta Max

Stoltenberg: Vendet e NATO-s do të diskutojnë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Gazeta Max

Tahiri: Kurti po eksperimenton me vendin, e ka harruar interesin qytetar për dialogun

Gazeta Max