GazetaMax
Lajme

Fakte/ Ja disa nga projektet që Bilall Kasami i realizoi në Reçicë të Madhe

Dega e Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, në Reçicë të Madhe ka reaguar ndaj akuzave se në këtë fshat nuk është bërë asgjë gjatë mandatit të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njofton gjurme.info.

Ata theksojnë se banorët i shohin çdo ditë ndryshimet dhe veprat e realizuara.

Sipas reagimit, disa nga projektet konkrete të realizuara janë:

* Stadiumi i fshatit, i shkatërruar që nga viti 2008, u rindërtua dhe u rregullua në vitin 2022, duke u shndërruar në hapësirë aktive për sport dhe rekreacion.

* Rruga kryesore e fshatit është shtruar me asfalt, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve.

* Parkingun e shkollës “Përparimi” është rregulluar dhe sot i shërben nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve.

* Rreth 40 të rinj nga fshati janë punësuar falë politikave dhe mundësive të krijuara në nivel lokal.

Po ashtu, dega e Besës në Reçicë njofton se pas tejkalimit të pengesave burokratike, shumë shpejt pritet të fillojnë punimet për:

* Rrugën te Xhamia e Madhe,
* Rrugën përgjatë lumit, e cila do të lidhë fshatin drejtpërdrejt me autostradën.

“Deklaratat se nuk është bërë asgjë për Reçicën e Madhe nuk qëndrojnë. Ndryshimet janë të dukshme dhe preken çdo ditë nga banorët tanë,” thuhet në reagimin e degës së Lëvizjes Besa në këtë fshat./gjurme.info/

Related posts

Boçvarski: Përkufizohet model i ri për fluturime të subvencionuara, mundësia për të përfshirë më shumë operatorë

Gazeta Max

Festohet Fitër Bajrami/ Dita e hënë ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Gazeta Max

Kush janë deputetët shqiptarë që duhet të votojnë kundër emërimit të Ljubomir Joveskit për gjykatës kushtetues?

Gazeta Max