Analisti politik, Xhenis Sulimani, i ftuar në emisionin “ZOOM”, ku foli për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 19 tetor, u ndal tek bagazhi politik dhe intelektual i kandidatëve, raporton gjurme.info.
Ai theksoi se veçanërisht në garën për Tetovën, kryetari aktual dhe kandidati i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, posedon bagazhin e nevojshëm intelektual dhe politik për t’u përballur me kundërshtarin e tij.
Ndërsa për kandidatin Bajram Rexhepi, Sulimani u shpreh se ai mbetet një “anonymus” dhe figurë e panjohur në skenën politike shqiptare./gjurme.info/