GazetaMax
Lajme

Në Kumanovë u mbajt panairi i zejeve dhe i ndërmarrjeve të vogla, me subvencionim për zejet tradicionale

Sot në Kumanovë u organizua një ngjarje solemne për subvencionimin e zejeve të vjetra dhe një panair për ndërmarrjet e vogla, në organizim të Dhomës Rajonale të Zejtarëve – Kumanovë, në bashkëpunim me Fondacionin për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kumanovë dhe me mbështetjen e Komunës së Kumanovës.

Ky aktivitet, me karakter kombëtar, paraqet një nxitje të rëndësishme për zhvillimin e mikro, të vogla dhe të mesme ndërmarrjeve, për ruajtjen e zejeve të vjetra dhe për inkurajimin e sipërmarrësisë dhe rritjes ekonomike.

Në këtë ceremoni u mbajtën fjalime nga përfaqësues të institucioneve, mes tyre edhe kryetari i Dhomës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazliji, ku u theksua rëndësia e vazhdimit të traditës së të parëve tanë, duke ruajtur vlerat multikulturore, dallimet dhe unikitetin.

Gjatë ngjarjes u ndanë subvencione për përfaqësuesit e zejeve tradicionale, u shpërndanë mirënjohje dhe pllaketa nga organizatorët, ndërsa panairi ishte i hapur për të gjithë qytetarët, të cilët patën mundësinë të vizitonin stendat dhe të blinin produktet e dëshiruara.

Ky panair tradicional është shprehje e respektit për të gjithë zejtarët që kanë lënë gjurmë të thellë në zhvillimin e vendit tonë, duke dëshmuar angazhimin e përbashkët që e ardhmja e zejtarëve të jetë e mbrojtur dhe e sigurt.

Related posts

Shqipëria ndali qasjen në TikTok – VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Gazeta Max

Ngushtohet gara për kryetar dege tek BDI-Tetovë, largohet Bajram Rexhepi

Gazeta Max

Osmani: Me Frontin Europian do të marrim mandatin për të udhëhequr me shtetin

Gazeta Max