Sot, në SH.F.K “Jan Amos Komenski”, kandidati për kryetar të Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, e nënshkroi Kodikun për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.
“Besoj se zgjedhjet e ndershme janë themeli i demokracisë dhe parakusht për besimin e qytetarëve. Vetëm përmes respektimit të rregullave të drejta, mund të ndërtojmë një shoqëri ku idetë e ndryshme garojnë me respekt dhe dinjitet”, deklaroi Lukrovski pas nënshkrimit.
Ai shtoi se qëllimi i përbashkët është i qartë: të krijojmë një Karposh më të mirë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.