Më 25.09.2025, rreth orës 16:40, për shkak të shkeljeve të trafikut sipas nenit 139 pika 11, neni 36 pika 5 nga Ligji për automjetet dhe neni 225 pika 9 nga Ligji për sigurinë rrugore, policia nga Njësia Policore Tearcë ka arrestuar R.L. (56) nga Tetova, i cili lëvizte me një automjet Mercedes me targa tetovare.
Nga ai janë konfiskuar targat e modifikuara dhe janë instaluar sinjale të dritës (flash). Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të hartohen kallëzime përkatëse.