Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar një mobilizim të jashtëzakonshëm në Deçan, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 12 tetorit.
Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, zhvilloi sot takime me Shtabin Zgjedhor të Degës, shefat e shtabeve zgjedhore të nëndegëve si dhe me kandidatët për Kuvend Komunal.
Në këto takime u theksua disponimi, përkushtimi dhe vullneti i madh i strukturave të partisë për të siguruar një fitore të thellë dhe bindëse të numrit 174 – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Mobilizim, vullnet dhe përkushtim i gjithanshëm për fitoren e AAK-së më 12 tetor,” u shpreh Ramosaj, duke i dhënë besim qytetarëve se fitorja e Aleancës është e sigurt.