GazetaMax
Lajme

Besnik Emshiu: Zjarrfikësit, tashmë realitet në komunën e Bogovinës

Një stacion i ri i Brigadës së Zjarrfikësve është vënë në funksion dhe do të mbulojë edhe territorin e Komunës së Bogovinës, duke rritur nivelin e sigurisë për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, gjatë vizitës në objektin e ri, theksoi se ky është një hap konkret drejt garantimit të reagimit më të shpejtë dhe më efikas në rastet e zjarreve dhe emergjencave të tjera.

Sipas tij, ky projekt është rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe i përkushtimit për të sjellë shërbime moderne në çdo cep të komunës.

“Ky stacion është dëshmi e punës sonë të përbashkët për të ofruar më shumë siguri dhe kushte më të mira për qytetarët,” deklaroi Emshiu.

Related posts

Kërcënime me bomba edhe në Stacionin Hekurudhor

Gazeta Max

Moti në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max

Së shpejti do të mësohet nëse Dimovski do të “shpëtojë” nga skandali me shtetësinë Onishçenkos

Gazeta Max