GazetaMax
Lajme

Dimitrievski nënshkruan Kodin për zgjedhje të lira dhe demokratike në Kumanovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës nga Znam dhe koalicioni i VMRO, Maksim Dimitrievski, së bashku me kandidatët e tjerë për kryetarë komune, nënshkroi sot Kodin për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Dimitrievski theksoi se ky akt përfaqëson angazhim të përbashkët për një proces zgjedhor korrekt dhe transparent. “Është detyrë e jona të respektojmë dhe të zbatojmë këtë kod, i cili nënkupton një fushatë të përgjegjshme, të ndershme dhe transparente, përmes një procesi demokratik dhe të drejtë,” u shpreh ai.

Ai uroi sukses për të gjithë kandidatët, duke theksuar se qytetarët e Kumanovës meritojnë një garë të pastër politike dhe zgjedhje që reflektojnë vullnetin e lirë të tyre.

Related posts

Stoilkoviq mori pjesë në darkën tradicionale të Iftarit të organizuar nga MATTO

Gazeta Max

Albi Qamili: Reçica e Madhe pjesë e zhvillimit në Kapitullin e Dytë të Tetovës

Gazeta Max

Mbi 100 shkelje gjatë transportit të nxënësve

Gazeta Max