GazetaMax
Lajme

Skender Rexhepi – Zejd në takim me strukturat e Lëvizjes Populli në Çair: Përgatitje për Konventën Promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim

Në Çair, në një atmosferë miqësore e bashkëpunuese, lideri i Lëvizjes POPULLI njëherit edhe kandidat i koalicionit AKI për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd, zhvilloi një takim me strukturat partiake të kësaj force politike. Qëllimi i takimit ishte koordinimi dhe organizimi i Konventës Promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim, e cila do të mbahet të dielën, më 28 shtator 2025, në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Rexhepi – Zejd theksoi rëndësinë e mobilizimit dhe të angazhimit të plotë të çdo strukture për të garantuar suksesin e kësaj ngjarjeje madhore politike. Ai u shpreh i bindur se Konventa do të shënojë një moment historik për Aleancën Kombëtare për Integrim dhe për vizionin e saj për të ardhmen.

“Ky takim ishte dëshmi e frymës së unitetit dhe bashkëpunimit. Me përgatitjet që po bëjmë, jam i bindur se Konventa Promovuese do të jetë një mesazh i qartë i forcës dhe vendosmërisë sonë për të ecur përpara,” tha Rexhepi – Zejd.

Ngjarja e së dielës pritet të sjellë së bashku qindra përkrahës e anëtarë të Aleancës Kombëtare për Integrim, duke e shndërruar atë në një pikënisje të fuqishme për fushatën zgjedhore që vjen.

Related posts

Shqiptarët përbëjnë mbi 36% të lindjeve në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max

Kasami përmbyll Bajramin në Kullën e Jasharajve

Gazeta Max

Escobar: Duam ta shfrytëzojmë Asociacionin për ta zhbërë atë që Serbia po bën me Veriun e Kosovës

Gazeta Max