GazetaMax
Lajme

Rinia e Deçanit në mbështetje të fuqishme për AAK dhe Bashkim Ramosaj

Deçani po dëshmon çdo ditë e më shumë se është bastion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Mbrëmë, një numër i madh të rinjsh të kësaj ane u bashkuan në një tubim mbresëlënës për të dhënë përkrahjen e tyre masive për AAK-në dhe kandidatin për kryetar të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Atmosfera ishte e mbushur me energji, entuziazëm dhe besim për të ardhmen. Të rinjtë e Deçanit, me numrin e tyre të madh, treguan qartë se vizioni dhe programi i AAK-së gjejnë jehonë sidomos tek gjeneratat e reja, të cilat janë forca më vitale e shoqërisë sonë.

Kryetari Ramosaj falënderoi nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke theksuar se rinia është shtylla kryesore e zhvillimit të komunës dhe vendit. Ai garantoi se Aleanca do të vazhdojë të investojë në të ardhmen e tyre, duke krijuar më shumë mundësi për arsim cilësor, punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Faleminderit nga zemra për këtë përkrahje masive! Kjo energji rinore është dëshmia më e madhe se Deçani qëndron fort pranë AAK-së dhe vizionit tonë për të ardhmen”, theksoi Ramosaj.

Ky mobilizim i madh rinor është sinjal i qartë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan hyn në zgjedhje me një bazë të fuqishme dhe me një përkrahje të palëkundur nga gjenerata e re, e cila është garancia më e madhe për fitore të bindshme.

https://www.facebook.com/share/p/19kRbeLPzp/

Related posts

Edhe sot pati 9 alarme për bomba në shkolla, të gjitha ishin të rrejshme

Gazeta Max

Tensionet Tajlandë-Kamboxhia mbeten të larta pas përleshjeve kufitare

Gazeta Max

Deputetja e VV-së i kthehet Bajramit: “Çka u ba Hykmete”

Gazeta Max