GazetaMax
Lajme

Filipçe: Boshnjakët janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë multietnike në Maqedoninë e Veriut

Me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, kryetari i LSDM Venko Filipçe, uroi komunitetin boshnjak duke theksuar rëndësinë e tij në shoqërinë multietnike të vendit.

“Boshnjakët janë pjesë përbërëse dhe e rëndësishme e shoqërisë sonë multietnike. Me traditën, kulturën dhe vlerat e tyre ata e pasurojnë dhe forcojnë jetën e përbashkët në Maqedoninë e Veriut. Si pjesë e shoqërisë sonë, boshnjakët kanë marrë pjesë në të gjitha zhvillimet historike e politike të rëndësishme për përparimin e shtetit,” tha Filipçe.

Ai shtoi se mbetet e rëndësishme që të gjithë qytetarëve t’u garantohen të drejtat, duke respektuar traditat, kulturën dhe gjuhën e tyre. “Duke e kultivuar bashkëjetesën përmes respektimit të diversitetit etnik, kulturor dhe fetar, ne krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë,” përfundoi Filipçe.

Related posts

Nuk pranojnë orientimin seksual të vajzës së tyre, arrestohen prindërit e 19-vjeçares italiane

Gazeta Max

Ambasada e Gjermanisë në Shkup me njoftim për qytetarët

Gazeta Max

Ambasadorët e Francës dhe Zvicrës e mbështesin Osmanin në shënimin e ditës së Frankofonisë

Gazeta Max