GazetaMax
Lajme

Qëndrimi në ambient të mbyllur dhe kontaktet e afërta mes nxënësve ka bërë që të shtohet numri i virozave

Me rikthimin e fëmijëve në bankat shkollore ku edhe rritet kontakti i tyre i përditshëm me bashkëmoshatarët, vihet re një shtim i dukshëm i infeksioneve bartëse. Ivana Anaudova, pulmologe e fëmijëve theksoi se në këtë periudhë më të shpeshta janë infeksionet bakteriale, sëmundjet respiratore dhe rastet e gripit, të cilat shpeshherë përhapen me shpejtësi në mjediset kolektive siç janë klasat dhe kopshtet.

“Me nisjen e vitit shkollor dhe qëndrimi i fëmijëve në institucione kolektive siç janë çerdhet, shkollat, rritet numri i infeksioneve bartëse që më të shpeshta janë viruset, por presim që të kemi edhe infeksione bakteriale që më nisjen e sezonit të vjeshtës numri i fëmijëve të sëmurë me infeksione respiratore zakonisht rritet”, tha Ivana Arnaudova Danevska.

Edhe sezoni i verës ka qenë mjaft i ngarkuar për mjekët pediatër, pasi është shënuar një numër i lartë kontrollesh të fëmijëve, ku sipas tyre kanë dominuar infeksionet e aparatit tretës dhe sëmundjet e barkut.

“Më të shpeshta ishin fëmijët që kishin probleme me simptoma gastrointestinal, apo të ashtuquajturat viruse të stomakut, ku arsyet më të shpeshta ishin viruset e brendshme që kishin pasqyrë klinike me të vjella, jashtëqitje, dehidratim, temperaturë të lartë, që më tej mund të kenë komplikime më serioze këto viruse të stomakut”, shtoi Ivana Arnaudova Danevska, pulmologe e fëmijëve.

Aktualisht në Klinikën në Kozle janë të shtruar rreth 50 pacientë, por mjekët paralajmërojnë se ky numër pritet të rritet edhe më tej, pasi me fillimin e stinës së vjeshtës fëmijët janë më të ekspozuar ndaj virozave stinore dhe infeksioneve të ndryshme.

Related posts

Oda e zejtarëve Shkup e shënoi 90-vjetorin nga themelimi

Gazeta Max

Të rrejshme alarmet për bomba të vendosura në shkolla

Gazeta Max

PLD kërkon të shkurtohen pagesat dhe numri i anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikqyrëse

Gazeta Max