Pavarësisht shiut të sotëm, që pamundësoi takimet në ambiente të jashtme, banorët e Llukës së Epërme dhe të Lëbushës u mblodhën në numër të madh për të përkrahur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatin e saj, Bashkim Ramosaj.
Edhe pse ambientet e vogla të shkollave nuk mund të zinin të gjithë pjesëmarrësit, mbështetja e qytetarëve u bë e dukshme dhe e fuqishme për numrin 174 në fletëvotim.
“Faleminderit për besimin e jashtëzakonshëm, Llukë dhe Lëbushë! Bashkë do të fitojmë bindshëm më 12 tetor! Bashkë do të qeverisim në katër vitet e ardhshme! Sepse ne flasim me punë!”, u shpreh Ramosaj, duke theksuar vendosmërinë për fitoren e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
https://www.facebook.com/share/p/17UfNu6k9o/