GazetaMax
Lajme

Boban Stefkovski: U hapën të gjithë shtabet fituese në Gazi Babë, fillon fushata për fitoren e madhe

Kryetari i Komunës së Gazi Babës dhe njëherit kandidati i VMRО-DPMNE-së për mandatin e ri, Boban Stefkovski, njoftoi hapjen e shtabeve zgjedhore në lagjet Viniçe, Kiril Petruševski dhe Avtokomandë.

Me këtë, sipas Stefkovskit, është përmbyllur procesi i hapjes së të gjitha shtabeve në territorin e Gazi Babës – një simbol i forcës, organizimit dhe gatishmërisë për fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Që nga nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore. Do të jemi në çdo lagje dhe çdo fshat, në çdo rrugë dhe çdo mëhallë, bashkë me qytetarët që na mbështesin sepse shohin vepra konkrete dhe jo fjalë boshe. Ne kemi vizion, kemi plan dhe kemi energji për një Gazi Babë që ndërtohet e zhvillohet”, theksoi Stefkovski.

Ai shtoi se bashkë me popullin dhe me përkrahjen e VMRО-DPMNE-së, fitorja është e sigurt.

https://www.facebook.com/share/p/16zYDwHvXs/

Related posts

Korrëm grurin, por jo edhe problemet

Gazeta Max

Pendarovski: Lufta në Ukrainë solli krizë energjetike dhe sfida të sigurisë

Gazeta Max

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Bllacë

Gazeta Max