GazetaMax
Lajme

Në prag të emrit, Alimehmeti: Kandidati i Tiranës vjen së shpejti, jemi në bisedime

Anëtari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht pjesë e grupit të ngritur për përzgjedhjen e kandidatit për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka folur në një deklaratë për procesin që po ndjek opozita për të arritur një emër konsensual përballë kandidatit të mazhorancës.

I ftuar në emisionin Review me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, Alimehmeti theksoi se procesi është ende në zhvillim dhe se po ecën me hapa të shpejtë, duke përfshirë jo vetëm partitë parlamentare, por edhe ato aleate dhe faktorë të tjerë opozitarë.

“Patjetër procesi është në zhvillim e sipër. Ka një radhë. Demokracia parashikon numra. Janë partitë parlamentare dhe ato aleate. E më pas duhet parë ata që kanë qëndrim opozitar përballë Edi Ramës. Në këtë aspekt negociatat janë hapur, diskutimet janë hapur. Ju kujtua që grupi u themelua, u krijua dy ditë përpara kështu që në këtë aspekt kemi ecur goxha shpejt në këtë aspekt. Kemi disa kontakte të ngushta me liderët e partive. Shumë shpejt do të dal kandidati dhe do duhet të jetë një konsensus i gjerë përtej Partisë Demokratike”, – tha Alimehmeti.

Related posts

Vazhdon gjyqi për Merkon, dëshmon mbesa e tij / Gjykatësi pret vendim deri në fund të qershorit

Gazeta Max

Mexhiti priti në takim homologun malazez, Damjan Çulafiq

Gazeta Max

Dje në Kosovë ishte djegur vetura e shefit të ARM-së, Gjurçinovski

Gazeta Max