GazetaMax
Kuriozitete

100 gola me fanellën e Bayernit, flet Kane

Pas fitores ndaj Werder Bremenit, sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka komentuar paraqitjen e ekipit dhe suksesin personal.

Anglezi tashmë ka arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 100 golave në vetëm 104 paraqitje me klubin bavarez.

“Ishte një performancë e shkëlqyer. Nga mënyra se si e nisëm ndeshjen, ndoshta duhet të kishim shënuar një ose dy gola më shumë në fillim. Humba disa raste, por më pas u bëmë gjithnjë e më të mirë. Shënuam në kohën e duhur, pësuam shumë pak raste dhe e mbajtëm topin mirë kur e kishim. Ishte një performancë dominuese dhe thjesht duhet ta vazhdojmë këtë ritëm,” ka deklaruar Kane.

Ai thotë se është i lumtur më arritjen personale tek gjiganti gjerman.

“100 gola në 104 ndeshje për Bayern Munich – është çmenduri edhe për mua, për të qenë i sinqertë. Është një nder të arrij 100 gola për këtë klub të madh. Jam vërtet krenar për këtë”, ka theksuar sulmuesi anglez.

Related posts

Pas James, Chelsea është në telashe edhe me Kante – Potter, i shqetësuar për francezin

Gazeta Max

Bayern Munich e kthen vëmendjen drejt Son Heung-min

Gazeta Max

PSG ka vendosur ta largoj në verë Sergio Ramosin

Gazeta Max