GazetaMax
SPORT

PSG ka vendosur ta largoj në verë Sergio Ramosin

Paris Saint-Germain thuhet se i ka thënë Sergio Ramosit se ai nuk është pjesë e planeve të klubit për sezonin e ardhshëm.
Marrëveshja aktuale e Ramos me skuadrën franceze zgjat deri në vitin 2023, por PSG-ja është e përgatitur të përfundojë kohën e tij në klub këtë verë.
Sipas mediumit Le Parisien, hierarkia e klubit e ka vënë në dijeni 36-vjeçarin për këtë lajm, dhe kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që e kanë lënë jashtë fushës për pjesën më të madhe të këtij sezoni.
Megjithatë, përkundër kësaj, Ramos synon të qëndrojë në Parc des Princes këtë verë dhe të luftojë për vendin e tij.

Klubi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga rekordi i dëmtimeve të Ramos këtë sezon, i cili e pa atë të mos luajë asnjë herë në Ligën e Kampionëve.
Duke pasur parasysh se ai u nënshkrua me synimin për ta udhëhequr PSG-në drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve, kjo e ka frustruar veçanërisht klubin parisien.
Pavarësisht synimit të PSG-së për të ndarë rrugët me Ramos këtë verë, një problem kyç me të cilin ata do të përballen është mungesa e ofertave që do të marrin për legjendën spanjolle.

Related posts

Kur askush nuk e priste: Barcelona hyn në garë për Mbappen

e-max

Asensio te Milan? Ndodh e papritura

e-max

Befasi e dorës së parë, ja ku po transferohet Isco!

e-max